Page 120 - Demo
P. 120


                                    TREGIMI MË I BUKURNa ishte njëherë një përrallë, e në përrallë një princeshë e vogël. Princesha kishte në kokë një kurorë të argjendtë dhe në gisht një unazë të artë. Thesari i saj më i madh ishte fjala. Fjala e saj ishte e ëmbël.Në këtë përrallë dëshiruan të hynin të gjithë fëmijët e botës. Prandaj s’ka pasur fëmijë që nuk e dinte përmendësh. Secili prej tyre dëshironte të kishte kurorë të argjendtë mbi kokë, unazë të artë në gisht dhe të qeshte ëmbël.Mirëpo një ditë ngjau diçka e papritur. Fëmijët nuk deshën të mendojnë më për përrallën. E harruan shumë shpejt. Kush ishte fajtor për këtë?A thua, fëmijët i hidhëroi princesha e bukur apo thjesht e kishin zili?Jo, as njëra, as tjetra. Por ndodhi shumë shumë e çuditshme. Në përrallë hynë njerëzit e këqij – kusarët. Ata deshën t’ia merrnin princeshës kurorën e argjendtë dhe unazën e artë.Atëherë princesha iku prej përrallës. Në përrallë mbetën kusarët.Kështu, këtë përrallë e harruan fëmijët, por tregimi për princeshën nuk mori fund.Ajo doli në breg të detit dhe takoi peshkatarët. Ata ishin njerëz të mirë. I dhanë një barkë me margaritarë dhe i thanë të jetonte në mesin e tyre dhe bashkë të shëtisnin në det.– Ju jeni shumë të mirë. Puna juaj është e ëmbël, rrjetat tuaja janë të dashura, por mua më duhet të shkoj dhe të hyj në 118Lexojmë
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124