Page 121 - Demo
P. 121
përrallën e bukur që e duan të gjithë fëmijët, – tha princesha.E kështu, e mori barkën me margaritarë dhe u nis nëpër detin e kaltër. Peshkatarët e përshëndetën prej bregut të detit me shami të blerta dhe i uruan lundrim të këndshëm.Ajo largohej, e prej së largu i shkëlqente kurora e argjendtë dhe unaza e artë. Rrezet që binin mbi të, shndërroheshin në ylbere.Para se të arrinte në bregun tjetër, princesha dëgjoi një këngë. Ajo ishte kënga e tre vocërrakëve të mirë, që kishin dalë për t’i përzënë kusarët nga përralla dhe për të shpëtuar princeshën. Kur barka iu afrua bregut dhe zbriti princesha e vogël, vocërrakët i këndonin dhe i buzëqeshnin. Ajo zuri të shpërndante margaritarë dhe t’u fliste plot ëmbëlsi.– Do t’i thërrasim të gjithë vocërrakët e botës!– Të gjithë do të flasim ëmbël! – thanë fëmijët.– Dhe do të këndojnë si ju, – shtoi princesha.– Kjo do të ishte më mirë se në përrallë. Ky do të ishte tregimi më i bukur që është shkruar deri më tash, – buzëqeshën fëmijët.– Në të do të hyjnë të gjithë, – tha princesha. – Në tregimin tonë s’kanë për të hyrë as kusarët, as njerëzit e këqij, – shtuan fëmijët.Dhe kështu, në vend të përrallës, lindi tregimi për tre fëmijët e mirë dhe për princeshën me kurorë të argjendtë dhe me unazë të artë.Rrahman Dedaj119Lexojmë

