Page 122 - Demo
P. 122
Renditi fjalitë përmbledhëse sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1 deri në 9). Në përrallë hynë kusarët dhe fëmijët nuk donin të mendonin më për të. Princesha iku prej përrallës, por tregimi vazhdoi. Pranë bregut tjetër, princesha dëgjoi këngën e vocërrakëve që do të përzinin kusarët nga përralla. Na ishte njëherë një princeshë me kurorë të argjendtë dhe me unazë të artë. Ajo takoi peshkatarët dhe iu tha se do të hynte në përrallën që e donin fëmijët. Kjo përrallë ishte aq e bukur, saqë të gjithë fëmijët donin të hynin në të. Kështu lindi tregimi për tre fëmijët e mirë dhe për princeshën me kurorë të argjendtë dhe me unazë të artë. Me barkën e mbushur me margaritarë që ia dhuruan peshkatarët, princesha u nis për rrugë. Vocërrakët, princesha dhe të gjithë fëmijët e tjerë do të flasin ëmbël dhe do të hyjnë në tregimin më të bukur.Ngjyros me blu fjalitë përmbledhëse që i takojnë Hyrjes, me të kuqe ato që i takojnë Zhvillimit dhe me të gjelbër fjalitë që i takojnë Mbylljes.LEXOJ DHE KUPTOJ A do të doje ta kishe shoqe princeshën? Përse? Pse tregimi që do të bëjë fjalë për vocërrakët, princeshën dhe të gjithë fëmijët e tjerë, do të jetë tregimi më i bukur?Si të duket mbyllja e kësaj historie? Shkruaj një mbyllje tjetër për këtë histori.REFLEKTOJSHKRUAJ120Lexojmë

