Page 128 - Demo
P. 128
TENXHERJA MAGJIKENa ishte njëherë një grua e varfër, që kishte vetëm një vajzë. Një ditë, vajza mori me vete një copë bukë të zezë dhe shkoi në pyll të mbledhë kërpudha. Në rrëzë të një peme pa një grua shumë të moshuar, me tenxhere në dorë, që i tha:− Oh, e dashur, sa uri që kam! A mund të më japësh pak bukë?− Pse jo, − iu përgjigj vajza. − Merre të gjithën!− Oh, çfarë mirësie, bija ime! − thirri plaka.Ajo mori copën e bukës, pastaj i tha:− E shoh që je shumë e dashur dhe e mirë. Çfarë të të jap në këmbim të kësaj mirësie? Ja, merre këtë tenxhere dhe, kur të shkosh në shtëpi, vendose mbi tavolinë dhe thuaji: “Tenxhere, moj tenxhere, bluaj dhe ziej!” dhe tenxherja do të bëjë çdo gjë që do dhe sa të duash. Kur tenxherja të ketë bërë aq punë sa do ti, thuaji: “Tenxhere, mjaft!” dhe tenxherja do të ndalojë. Bëj kujdes dhe mos harro fjalët që të thashë!Vajza arriti në shtëpi, vendosi tenxheren mbi tavolinë dhe thirri:− Tenxhere moj tenxhere, bluaj dhe ziej!Dhe tenxherja nisi menjëherë të bluante. Kur vajza thirri:− Tenxhere, ziej! − tenxherja nisi të bënte mëmëligë. Kur vajza i tha: − Tenxhere, mjaft! − ajo ndaloi. Që nga ajo ditë, vajza me nënën e saj nisën të jetojnë mirë. Nuk ishin më të varfra.Një ditë të bukur, vajza u kthye në pyll për të mbledhur përsëri kërpudha. Ajo mendoi se mund të takonte edhe plakën e ta falënderonte.Nënën në shtëpi e mori uria. Mori tenxheren dhe i tha:− Tenxhere, bluaj!Tenxherja nisi të bluante, por aq shumë, sa filloi të derdhej në fillim mbi tavolinë e më pas në dysheme.Por gruaja nuk dinte si ta ndalonte, sepse nuk i mbante mend fjalët që thuheshin për të ndaluar tenxheren së bluari. 126Lexojmë

