Page 134 - Demo
P. 134
MASHA DHE ARIUNa ishin njëherë një gjysh e një gjyshe, që na kishin një mbesë me emrin Masha. Masha ishte një vajzë e vogël, me flokë të verdhë e me sy të gjelbër. Asaj i pëlqente të vishte një fustan ngjyrë trëndafili. Zakonisht, ajo përfundonte në situata zbavitëse.Një ditë, Mashën e thirrën shoqet për të shkuar në pyll, që të mblidhnin kërpudha dhe manaferra.– Ju lutem, ju lutem, – u tha Masha gjyshërve, – më lini të shkoj me shoqet në pyll.Gjyshi vështroi gjyshen dhe më pas i tha:– Shko, por mos u ndaj nga shoqet, se pylli është i madh e humbet.Vajzat hynë në pyll dhe filluan të mblidhnin kërpudha dhe manaferra. Duke kaluar sa te njëra pemë te tjetra dhe sa te njëra gëmushë te tjetra, Masha u largua shumë nga shoqet. Filloi t’i thërriste, por shoqet nuk e dëgjonin, ndaj nuk mori përgjigje. Masha u kthye, erdhi vërdallë, por nuk i kujtohej rruga: kishte humbur me të vërtetë.Ec e ec, kur pa një shtëpi. Trokiti në derë, por nuk iu përgjigj askush. Shtyu derën dhe hyri brenda. U ul pranë parvazit të dritares dhe po mendonte: “Kush vallë banon këtu? Ku do të jetë tani?”Aty banonte një ari i madh, që në atë kohë kishte dalë përjashta, në pyll. 132Lexojmë

