Page 140 - Demo
P. 140
Fjala është e vogël shumë:disa shkronja, disa rrokje…Ajo rrjedh si mjaltë e qumësht,midis miqve, midis shokëve.Fjala është e vogël shumë:dhe e ashpër dhe e brishtë…I ngre valët perçeshkumë,kur vërsulet mbi armiqtë.Fjala është e vogël shumë:t’ëmbëlson e vret si plumbi…Fjala është si një urë,që lidh brigjet e një lumi.Odhise GrilloFJALA ËSHTË E VOGËL SHUMËFjalë dhe shprehje të rejai brishtë – i ndjeshëm.valët perçeshkumë – valë deti që duken si flokë të gjatë.Krahasimi është ajo figurë letrare që krijohet duke vënë pranë diçkaje më pak të njohur diçka tjetër të ngjashme më të dhe më të njohur. Në këtë poezi, një nga krahasimet e përdorura është “si mjaltë e qumësht”. Nëpërmjet tij theksohet ndjesia e mirë e bashkëbisedimit me shokë. Kjo ndjesi i ngjan asaj që lë ëmbëlsia e përzierjes (mjaltë dhe qumësht).138Lexojmë

