Page 148 - Demo
P. 148


                                    Ciceron na merr përdore,udhët na trego;shekuj, armë dhe stërgjyshër,ti nga gjumi zgjo.Te kjo enë e vogël balte,një e fshehtë rri;te kjo thikë e hershme guri,rron një histori.Shih sa bukur mozaiku,art të madh zbulon;kokës së një luftëtaritrupi i mungon.Kur të dalim në na pyetshin,ku ishim dhe ç’pamë:- Folëm ilirisht do themi,me të parët tanë.Xhevahir SpahiuVIZITË NË MUZEUN HISTORIK Fëmijët po shkojnë: në muze; në teatër; në ekskursion. Fëmijët njihen me: objektet e muzeut; me lojëra të ndryshme; me librat e vjetër. Fëmijët shikojnë: një mozaik; një luftëtar; bust patrioti. Fëmijët krenohen me: ilirishten; me lashtësinë e vendit të tyre; të dyja bashkë.  Po ti, a ke shkuar në muze? Na trego se çfarë të ka bërë më shumë përshtypje. Recito me intonacionin e duhur strofën që të pëlqeu më shumë. Zgjidh një objekt muzeu, përshkruaje me katër fjali dhe vizatoje.LEXOJ DHE KUPTOJ REFLEKTOJSHKRUAJSë bashku me mësimdhënësin/en, vizitoni Muzeun Kombëtar të Kosovës.VEPRIMTARIFjalë të rejamuze – vendi ku ruhen objekte të ndryshme me vlerë historike.ciceron – ai që shoqëron vizitorët dhe u jep shpjegime në një muze.shekull – një periudhë kohe prej njëqind vjetësh.mozaik – figurë që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri, xhami, metali etj.ilirisht – gjuha e popullsisë së Ilirisë, që njihet si paraardhëse e popullit shqiptar. 146Lexojmë
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152