Page 150 - Demo
P. 150
Mërgimtari i vogël, në një dhe të huaj,një re zu për shoqedhe filloi të luajë.Për ty, – i tha reja,unë bëhem ç’të duash,po deshe dhe topqë mbi mal ta gjuash.Po deshe dhe kalë, që rend me të katra,po deshe dhe struc, me këmbë të gjata.Po deshe dhe lule,të madhe sa dhoma,ç’të duash, ç’të duash,unë bëhem akoma. MËRGIMTARI I VOGËLÇuni ia nguli sytëresë me shumë mall.Mos u bëj as top,mos u bëj as kalë.Mos u bëj as struc,as lule nuk dua,një gjë fort e rrallëti bëhu për mua.Qilim fluturues,ti bëhu, moj re,të shkoj sa më parë atje, në Atdhe…Hamdi MeçeFjalë të rejaE rrallë – këtu: ka vlerë të veçantë, të jashtëzakonshme148Lexojmë

