Page 153 - Demo
P. 153


                                    2 Pas deklarimit të pavarësisë, u zhvilluan festime anekënd vendit, si dhe kudo ku jetojnë e banojnë shqiptarë. Në kryeqendrën e vendit, në Prishtinë, ky moment historik kulmoi me zbulimin e monumentit modern NEWBORN. Çfarë dini për këtë monument? Çfarë simbolizon ai?3 Për të nderuar komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, i cili dha jetën për pavarësinë e Kosovës, u krijua logoja “Bac, u kry!”. Çfarë mesazhi përcjell ajo? Tregoni ç’dini për Adem Jasharin.4 Besarti është shumë i emocionuar. Sot është Dita e Pavarësisë dhe shkolla e tij ka organizuar një veprimtari festive. Ai do të recitojë një vjershë para gjithë të pranishmëve, mirëpo druhet nëse do të arrijë t’i kujtojë fjalët e saj. Nëna e kupton shqetësimin e tij dhe përpiqet ta qetësojë duke i folur butësisht. Ai del i qetë nga shtëpia dhe i vendosur për të dhënë më të mirën në veprimtarinë festive të organizuar.Po shkolla jote, organizon veprimtari festive për Ditën e Pavarësisë? Na i përshkruaj ato.Çfarë roli ke pasur ti në këto veprimtari? Ke pasur emocione? Si ia ke dalë mbanë?5 17 Shkurti festohet anembanë vendit tonë. Përshkruaj si festohet ai në qytetin ose fshatin tënd.151Flasim
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157