Page 168 - Demo
P. 168


                                    2 Tregoju shokëve të grupit përmbajtjen e një libri që të ka pëlqyer. Mos e trego titullin e librit. Përpiqu të mos i thuash emrat e personazheve. Kërko nga shokët që të gjejnë për cilin libër bëhet fjalë.3 Edlirës i pëlqen shumë të lexojë libra. Kur ka ditëlindjen, prindërit dhe shoku i saj Denisi, i dhurojnë gjithmonë libra. Pasi i lexon, ajo i vendos në bibliotekën e saj. Herë pas here, kthehet dhe i shfleton librat që ka lexuar. Ajo kujton me kënaqësi historitë e shkruara në faqet e tyre. Po ty, a të dhurojnë libra? Kush është personi që të dhuron më shumë libra? Pse?Po ti, kujt i dhuron libra? Si ndihesh kur merr dhuratë një libër? Po kur e dhuron?4 Arditi mori në bibliotekën e shkollës një libër. Ai duhej ta kthente pas shtatë ditësh. Kur Arditi ishte në shkollë, motra e tij e vogël kishte grisur disa prej faqeve të librit teksa luante me të. Arditi u mërzit shumë.Si mendon se veproi ai? Po të ishe në vend të Arditit, si do ta zgjidhje këtë situatë?5 Cili është libri i fundit që ke lexuar? Trego përmbajtjen e tij.NE DHE LIBRI1 Më poshtë janë paraqitur kopertinat e disa librave për fëmijë. Ke lexuar ndonjërin prej këtyre librave? A të ka pëlqyer? Pse? Trego titujt e disa librave të tjerë që ke lexuar. Jeronim StiltonLindur në Miushëri (Ishulli i Miushëve), Jeronim Stiltoni është diplomuar në Topologjinë e Letërsisë Mijore dhe në Filozofinë Arkeomiuike të Krahasuar.Drejton Jehonën e Brejtësit, gazeta më e famshme e Ishullit të Miushëve. Është fitues i shumë çmimeve, ndër të cilët çmimin prestigjoz “Miucer” për lajmin e bujshëm “Misteri i thesarit të zhdukur”. Librat e tij, të përkthyer në 40 gjuhë, janë shitur në më shumë se 25 milionë kopje vetëm në Itali dhe 85 milionë në mbarë botën! Jeronim Stiltoni gjendet edhe në iPad dheiPhone në formë aplikacioni, i shkarkueshëm nga App Store, me udhëtimet e tij fantastike Në Mbretërinë e Fantazisë, aventurat supermiushore të Histori Gazmore dhe Skica me ilustrime.AventurAt e tom SojeritAventurAt e tom Sojeritmark twainPërgjatë brigjeve të Misisipit, Tom Sojeri dhe shoku i tij i pandashëm Hakëlberri Fin e bëjnë të paharrueshme çdo ditë. Maskohen si piratë, zbulojnë një thesar të fshehtë dhe arrijnë t’i shpëtojnë kthetrave të të tmerrshmit Indianit Xho. Edhe pse rrallë e tek bëjnë ndonjë paudhësi, të dy miqtë shpalosin guxim të rrallë dhe dëshmojnë se e kanë zemrën flori.Një klasik i letërsisë i përshtatur nga Jeronim Stilton. Plot ilustrime me ngjyra.AventurAt e tom SojeritÇmimi: 1000 lekëIvana Brlić-MažuranićAventurat e pazakontatë shegertit të vogël“Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël”, botuar për herë të parë më 1913, është një prej klasikëve të letërsisë kroate për fëmijë, shkruar nga Ivana Brlić-Mažuranić. Hlapiti i vogël është shegert në punishten e këpucarit Vetullngrysur, usta i egër dhe i zymtë, i cili sillet keq ndaj vogëlushit. Kësisoj, djali vendos të nisë një jetë të re, largohet nga punishtja dhe ndërmerr një rrugëtim prej shtatë ditësh, gjatë së cilave do të hasë shumë njerëz dhe do të bëjë aventura nga më të çuditshmet. Ai mendon se duhet të ndihmojë këdo që ndesh në udhë, që nga një shitës plak qumështi e deri te një vajzë e vogël, me emrin Gita. Së bashku me Gitën dhe qenushin e tij, Bundash, ai përshkon fusha e fshatra të tëra, duke i prishur planet një kusari të keq e duke ndihmuar dikë tjetër të kthehet në rrugë të mbarë. Kur je djalosh zemërmirë dhe nuk i trembesh punës së vështirë, nuk ka gjë që s’mund ta arrish.Në këtë libër, gjithkush mund të gjejë diçka për veten: është historia e një jetimi, një përrallë aventurash dhe udhëtimesh, mirësie dhe dashurie. “Aventurat e pazakonta të shegertit të vogël” është përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe është ekranizuar dy herë, madje në 2013, filmi ka arritur numrin më të madh të shikueshmërisë për filmat për fëmijë që prej vitit 1990. Zonjë e nderuar! Faleminderit për mirësinë tuaj. Unë po iki. Do t’ju kujtoj gjithmonë dhe do të ndihmoj kë të mundem, ashtu siç më ndihmuat ju mua.  Juaji, HlapitiIvana Brlić-Mažuranić konsiderohet shkrimtarja më e mirë kroate për fëmijë, jo vetëm në Kroaci, por edhe në botë. Ajo nisi të shkruante poezi, ditarë dhe ese që herët, por veprat e saj panë dritën e botimit vetëm në fillim të shekullit XX.Libri i saj “Përralla të moçme kroate”, botuar më 1916, mbetet një prej librave më të njohur edhe sot. Pas këtij libri, ajo u mbiquajt nga të gjithë “Anderseni” kroat. Madje, krahasohet edhe me J. R. R. Tolkien, sepse njësoj si ai, shkruan histori të reja, por të bazuara në mitologji. Brlić-Mažuranić ka qenë katër herë kandidate për çmimin Nobel në letërsi. Megjithatë, ajo s’e fitoi kurrë, sepse në atë kohë, ky çmim nuk u jepej grave. 9 789928 310033ISBN 978-9928-310-03-3Çmimi: 600 Lekë166Flasim
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172