Page 180 - Demo
P. 180
1 Nënvizo ndajfoljet në tekstin e mëposhtëm. Çfarë pyetjeje i drejtove foljes në secilin rast?Në dimër bie mjaft dëborë. Të gjithë fëmijët e pëlqejnë shumë dëborën. Ata luajnë lumturisht me topa bore. Edhe prindërit luajnë shpesh me ta. Fëmijët nuk i tremben asnjëherë borës, megjithëse duart u bëhen akull. Ata luajnë hareshëm dhe këndojnë gëzueshëm. Loja me topa bore zgjat pak. Ajo mbaron shpejt, sapo bora shkrin.2 Zgjidh një nga ndajfoljet në kllapa për të plotësuar kuptimin e fjalisë.Kur prisnim autobusin me mësuesen, na u afrua (papritur/ngadalë) një grua moshuar. Mësuesja e njohu (menjëherë/gëzueshëm). “Kjo grua është gjyshja e Sindit, − na tha (qetësisht/shpesh). Fëmijët u afruan (nxitimthi/pak) pranë saj dhe nisën ta pyesnin (menjëherë/shpejt) për gjëra të ndryshme.3 Zëvendëso grupet e fjalëve të nënvizuara me një nga ndajfoljet e dhëna. Ndajfolje: gjithmonë, dje, shpesh, përditë, poshtë, lart.Fëmijët shkonin çdo javë ( ) në teatër.Një aktor u tregoi një ditë ( ) për një pjesë të re që do të luanin.Katër vajza bënin çdo ditë ( ) prova.Një aktor i priste te dera e teatrit ( ) dhe i çonte te skena ( ). Vajzat e pyesnin çdo herë ( ) atë.Kujdes!Përgjithësisht, mbiemrat qëndrojnë pranë emrave, kurse ndajfoljet pranë foljeve.4 Kthe në mbiemra ndajfoljet e mëposhtme, sipas shembujve të dhënë.dobët − i dobët lart − i lartë rrallë − i rrallëkeq − mirë − drejt − bukur − lehtë − ftohtë − thellë − ngushtë − larg − shpesh − tepër − shpejt − 5 Zgjidh tri ndajfolje në çdo kolonë të ushtrimit 4. Shkruaj ndajfoljet me kuptim të kundërt. Për shembull: lart - poshtë.6 Ndërto fjali në të cilat të përdorësh këto ndajfolje: shpejt, bukur, lehtë, dje, gjithmonë, shumë.178Njohuri për gjuhën

