Page 183 - Demo
P. 183


                                    LLOJET E NDAJFOLJEVEKujtojmë që ndajfoljet qëndrojnë pranë foljes dhe plotësojnë kuptimin e saj. Ndajfoljet i klasifikojmë duke u nisur nga pyetja që i drejtojmë foljes. Disa lloje ndajfoljesh janë:Ndajfoljet e vendit, të cilat na tregojnë vendin e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja. Pyetja që i drejtojmë foljes për të gjetur ndajfoljet e vendit është: Ku? Unë jam ulur përpara, kurse Drilona është ulur prapa.Ku jam ulur?– Përpara.Ku është ulur Drilona?– Prapa.Ndajfoljet e kohës, të cilat na tregojnë kohën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja. Pyetja që i drejtojmë foljes për të gjetur ndajfoljet e kohës është: Kur? Eni do të shkojë nesër në kinema.Kur do të shkojë Eni në kinema?– Nesër.Ndajfoljet e mënyrës, të cilat na tregojnë mënyrën e kryerjes së veprimit të shprehur nga folja. Pyetja që i drejtojmë foljes për të gjetur ndajfoljet e mënyrës është: Si?Drini ecte ngadalë.Si ecte Drini?– Ngadalë.181Njohuri për gjuhën
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187