Page 187 - Demo
P. 187


                                    185Njohuri për gjuhënMBAJ MENDPARAFJALANë tekstin e mëposhtëm, para cilave fjalë janë vendosur fjalët me të gjelbër? Një peshkatar kthehej i trishtuar nga peshkimi. Nuk kishte zënë asgjë. Syri i zuri një tjetër peshkatar me një shportë plot me peshq.E pyeti tërë shpresë: – Ej, ku i zure tërë këta peshq?Tjetri iu përgjigj: – Atje poshtë, pranë atij lisit!– Vërtet? Paske gjetur vend të mirë, pse s’thua?!– Mirë. Atje ndodhet një dyqan për shitjen e peshkut.Jeronim StiltonFjalët nga, me, pranë, për janë vendosur para një emri, para një numërori dhe para një përemri. Ato janë parafjalë.Disa parafjalë kanë formë të njëjtë me disa ndajfolje. Ato dallohen prej tyre nga vendi që zënë në fjali. Parafjalët qëndrojnë vetëm para një emri, përemri, numërori dhe ndajfoljeje. Ato nuk mund të ndërrojnë vend në fjali. Në shembujt e paraqitur më poshtë, e njëjta fjalë përdoret edhe si parafjalë, edhe si ndajfolje. Ndajfolje Parafjalë Mos më rri afër! Afër shkollës ishin mbledhur djem e vajza.Papritur, ajo më doli përpara. Përpara pallatit kishte shumë njerëz.Të gjithë më dolën kundër. Ata hodhën parulla kundër punësimit të fëmijëve.Nora erdhi rrotull për pak minuta. Rrotull shtëpisë kishte lëvizje.Ajo priti gjatë. Gjatë natës ra shi pa pushim.Parafjalët janë fjalë që nuk ndryshojnë gjatë përdorimit në fjali. Ato qëndrojnë: para një emri: me motrën, pranë shtëpisë, në kinema etj. para një përemri: me atë, nga ata, pas tyre etj. para një numërori: nga dhjetë, me dy, prej shtatë etj. para një ndajfoljeje: nga afër, me pak etj.
                                
   181   182   183   184   185   186   187   188   189   190   191