Page 19 - Demo
P. 19


                                     Babai i Akilit shprehet: “U rrit djali, grua!”. Si i kupton këto fjalë? Do të kishe qejf të shkoje edhe ti në një kamp veror? Pse?− Plagë beteje mami! – iu përgjigja i qetë. – Në pushime ka edhe beteja të vogla që duhen përballuar. Unë fitova një garë, një trofe dhe këtë plagë. Ishte një lojë dhe një garë e jashtëzakonshme. Dhjetë djem morën pjesë në garën e 100-metërshit. Siç ju thashë, këtë garë e fitoi djali juaj, por jo pa mundime. Një rrëshqitje gjatë garës më la këtë shenjë në krah, që t’i mbaj mend këto pushime sa herë të laj krahët, që tashmë janë bërë me muskuj të fortë.Prindërit qeshën me këtë fjalim timin.− U rrit djali, grua! – i foli babi. – Nuk është më fëmijë i vogël, që duhet ta mbajmë për dore. Pas pak, kur u duk se na kishin mbaruar fjalët, shkova në dhomën time për të vënë pak rregull.Kisha një arsye. Doja t’i gjeja vendin trofeut të fituar. Të nesërmen do t’ua tregoja shokëve të pallatit.Mimoza ÇanoLEXOJ DHE KUPTOJ  Ku i ka kaluar Akili pushimet verore? Si u ndie ai gjatë këtyre pushimeve? Kush e pret në stacionin e autobusit? Për çfarë bisedoi Akili me prindërit sapo u takuan? Çfarë e shqetëson mamin e Akilit gjatë kohës që ai tregon se si ka kaluar në kampin veror? Çfarë bën Akili në fund të ditës së kthimit nga pushimet?Përshkruaj dhe vizato trofeun që fitoi Akili.REFLEKTOJSHKRUAJFjalë të rejakamp veror −  vend pushimi për stinën e verës, larg qendrave të banuara, zakonisht në çadra.e alarmuar – e shqetësuar.trofe – sendi që dëshmon për një fitore ose për një sukses të rëndësishëm.Plotëso faqen 6 të “Fletores së punës”.17Lexojmë
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23