Page 191 - Demo
P. 191
1 Ngjyros me blu numërorët në tekstin e mëposhtëm.Në klasën e Ejonës ka tridhjetë e dy nxënës: dymbëdhjetë djem dhe njëzet vajza. Nga tridhjetë e dy nxënësit, vetëm pesë prej tyre, dy vajza dhe tre djem, janë nxënës të rinj që vijnë për herë të parë në klasën e saj. Ejona ka një shoqe banke, por ka edhe një shoqe të ngushtë në klasë. Ajo së bashku me katër vajza të tjera qëndrojnë pas mësimit për të ndjekur kursin e volejbollit. Shtatë nga djemtë e klasës shkojnë çdo ditë pas mësimit në kursin e futbollit. Vetëm tre nxënës, dy vajza dhe një djalë, shkojnë në kursin e shahut. 2 Formo fjali me grupet e fjalëve: dy prej tyre, pesë nga shokët e tij, i shtati, e para, dymbëdhjetë.3 Shkruaj fjali duke përdorur në secilën prej tyre njërin prej numërorëve: dhjetë, trembëdhjetë, njëzet e shtatë, tetëdhjetë, katër.4 Nënvizo numërorët në pjesën me titull “Duke vështruar qiellin”. Krijo fjali me ta. NUMËRORINë një fermë të vogël jetonte një familje e madhe kafshësh. Ajo përbëhej nga dhjetë pula, dy kuaj, një qen, pesë lepuj, tre derrkucë, dy dele, njëmace dhe shtatë pata.Të gjitha fjalët me ngjyrë të gjelbër tregojnë sasinë e kafshëve të fermës. Ato tregojnë numrin e saktë të tyre. Këto fjalë quhen numërorë.Kujdes!Fjalët që tregojnë radhë, si: i parë, i dytë, i tretë etj., në matematikë quhen numra rreshtorë, ndërsa në gramatikë janë mbiemra. Plotëso faqen 50 të “Fletores së punës”. 189Njohuri për gjuhën

