Page 21 - Demo
P. 21


                                     Pse nuk e kuptuan prindërit vizatimin e Blertës? Po ti, ke ndier ndonjëherë se nuk të kanë kuptuar? Çfarë ke bërë?− Kokën e saj, − iu përgjigj gjyshja. – Nuk e kupton? Je edhe piktor! Si nuk e kupton këtë pikturë kaq moderne?− Nuk po e kuptoj. Pa na e shpjego ti, moj gjyshe!− Kur Blerta bie për të fjetur, − nisi të tregojë gjyshja, − unë i këndoj një këngë, që ta zërë gjumi. Kjo këngë i thotë: “I ke faqet si mollë edhe sytë si qershi, e ke hundën si kalem edhe gojën si kuti”.Gjyshja mori pak frymë dhe vazhdoi:“I ke veshët si petale, ke fytyrën porsi hënë, edhe ballin si dielli vetë. Pa i them je bletë, pa i them je flutur, sepse është punëtore, sepse është e bukur”.− Mos e zgjat më tepër gjyshe, se tani e kuptuam, − tha babai. – Gjithë lavdërimet që i bën ti, Blerta i paska mbledhur tok në një top të rrumbullakët dhe ka pikturuar kokën e vet.− Sa mirë që e gjete, o bir, − bëri shaka gjyshja.− Të gjitha i gjetët më së fundi, por vizatimi im e ka një të metë, − tha Blerta.− Çfarë? – e pyetën të tre bashkë, gjyshja, nëna dhe babai.− Kam harruar të vizatoj gërshetat...− Pa vizatoji, − i tha babai. – Si do t’i bësh?− Do të vizatoj dy degë kulpre të thurura si gërshet, − tha Blerta dhe i vizatoi në çast.− Të lumtë! − i thanë gjyshja, nëna dhe babai dhe e puthën në të dyja faqet. Odhise GrilloLEXOJ DHE KUPTOJ Renditi fjalitë përmbledhëse të mëposhtme sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-9). Gjyshja shpjegoi se çfarë kishte vizatuar Blerta. Blerta nuk dinte çfarë të vizatonte. Prindërit dhe gjyshja e përgëzuan. Blerta kishte harruar të vizatonte gërshetat. Në vend të veshëve, Blerta vizatoi dy petale lulesh.Kur erdhën prindërit, e pyetën se çfarë kishte vizatuar.Blerta vendosi të vizatojë veten e saj. Në vend të faqeve vizatoi dy mollë.Në vend të syve vizatoi dy qershi dhe u ndryshoi ngjyrën. Ritrego ngjarjen duke u mbështetur në fjalitë e mësipërme.REFLEKTOJFjalë të rejapingulthi – në vijë të drejtë, nga lart-poshtë.degë kulpre – degë nga një bimë me degëzime të holla, që përdridhen në një bimë tjetër.Ndahuni në grupe dhe realizoni vizatime tematike. Ekspozojini ato në klasë.VEPRIMTARI19Lexojmë
                                
   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24   25