Page 30 - Demo
P. 30
ZEMRA E DIELLIT– Baba!– Urdhëro, Ardi!– I kujt është dielli?– I të gjithëve.– Ashtu: imi, yti, i atij, i atyre…– Dielli është edhe i tërë botës: i Tokës, i Hënës, i yjeve të panumërta, i planetëve dhe i kometave të shumta. Ai ndriçon për të gjithë njësoj.– Oh, kjo është një mrekulli, baba. Por nuk po e kuptoj si e arrin ai tërë këtë: të ndriçojë mbarë botën dhe t’u takojë të gjithëve?– Ai ka zemër të madhe, të ngrohtë, o bir…– Me siguri, baba. Por prapë po habitem. Si ndriçon kaq shumë dhe prapëseprapë nuk harxhohet?Fjalë të rejaplanet – trup qiellor, që rrotullohet rreth Diellit dhe merr prej tij dritën e ngrohtësinë.kometë – trup qiellor, që duket si një njollë e ndritshme mjegulle.28Lexojmë

