Page 31 - Demo
P. 31
Për çfarë flitet në këtë tregim?Ku po shkonte Ardi me babain e tij? Çfarë kërkon të dijë Ardi? Pse habitet ai?Si ia shpjegon i ati fuqinë e diellit? Çfarë e mrekulloi Ardin? Çfarë do të ndodhte sikur të gjithë njerëzit të kishin zemër të ngjashme me diellin? Si mendon ti, a do të harxhohet ndonjëherë drita e diellit?Çfarë mund të ndodhë, nëse dielli nuk del për disa ditë rresht? REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Gjej me ndihmën e prindërve, informacione dhe kuriozitete për diellin. Shkruaji ato. SHKRUAJ– Natyra që përsëritet, këngët që derdhen, falënderimet e shumta nga të gjitha anët e botës, i japin vullnet dhe fuqi. Lumturia që ai u fal të tjerëve, e bën edhe atë të lumtur, i jep ngrohtësi zemrës së tij. Duke i gëzuar përherë të tjerët, duke ngjallur e duke lulëzuar vazhdimisht jetën, ai sikur nuk ka kohë të vjetrohet. Përherë rri i ri, i fortë dhe duket i buzëqeshur…– Sa mirë do të ishte sikur të gjithë njerëzit të kishin zemër të ngjashme me diellin!– Kjo do të ishte mrekulli. Atëherë, edhe lumturia në botë do të ishte e paskajshme.Atë e bir kishin arritur në parkun e qytetit. Dielli sikur e kishte dëgjuar bisedën e tyre. Ua fali një buzëqeshje nga zemra e tij e ngrohtë, e madhe.Ymer ElshaniBëni një album me informacionet e mbledhura për realizimin e rubrikës “Shkruaj”. Kujdesuni në përzgjedhjen e letrës, fillit lidhës, ngjitësve etj.VEPRIMTARI29Lexojmë

