Page 35 - Demo
P. 35
DUART MË TË BUKURA– Duart më të bukura janë ato që gatuajnë bukën, – tha Trina.– Ato që rrisin lulet, janë më të bukura, – kundërshtoi Antigona.– Duart më të bukura janë ato që kanë në gishtërinj unaza të arta, – ndërhyri përsëri Trina.– Nuk është e vërtetë, duart më të bukura i ka pasur një princeshë, për të cilën më ka folur gjyshja ime. Ajo më thoshte se duart e saj ishin të bardha si qumështi dhe të buta si bari i livadhit, – shtoi Antigona.– Mua më ka thënë një njeri i mirë, që ka shëtitur tërë botën dhe ka parë lloj-lloj duarsh, të bardha … të verdha… të kuqe e të zeza, se duart më të bukura janë ato që lahen në vesën e trëndafilave. Trëndafili është mbretëresha e luleve. Prandaj, duart që e rrisin dhe lahen në vesën e tij janë më të bukurat, – tha Trina.– Edhe unë kam dëgjuar po nga ai njeri i mirë, për shumë duar të tjera që janë më të bukura se këto. Për shembull, thuhet se para shumë kohësh ka jetuar një vashë me flokë të gjatë, që i binin deri në bel. Ajo i ka pasur edhe duart të gjata dhe i këpuste yjet nga qielli e me to qëndiste fustanet e çupave. Çupat, kjo gjë i gëzonte dhe thoshin me dashuri se si ato duar s’ka në botë. Tash, do të pajtohesh edhe ti me fjalët e atyre çupave, – vazhdoi Antigona.– S’mund të pajtohem, kur e di se dora më e bukur është ajo me unazë të artë, – tha e vendosur Trina.– Ty të duket ashtu, se e do unazën e artë, – foli Antigona.– Jo pse e dua, po sepse janë më të bukurat, – këmbënguli Trina.– Më të bukura se ato me unazë janë duart që bëjnë kukulla, – vazhdoi Antigona.33Lexojmë

