Page 37 - Demo
P. 37


                                    PESHA E NJË KURESHTJEJENë klasë erdhi një nxënës i ri. Ermal e quanin. Ai rrinte si i gozhduar në bankën e tij. Nuk fliste me askënd. Nuk merrte pjesë në asnjë lojë e në asnjë diskutim.Nxënësit thoshin:– Ndoshta është mendjemadh.– Ndoshta është vetjak.– Jo, ore, jo! Duhet të jetë një qyqar i pashoq. S’e shihni si rri? Si i vdekur!Lushit iu bënë merak sidomos flokët e Ermalit. Ata ishin tepër të verdhë, të ngrirë, disi të lëpirë dhe më të gjatë sesa të nxënësve të tjerë, gati si flokë vajze. Si i rrinin gjithmonë njësoj? Si nuk i rriteshin edhe më? Si nuk e ndërronin formën?– Pse ta mundoj veten më gjatë? – e vendosi një ditë, gjatë një pushimi midis orësh. – Po shkoj andej pari dhe kinse rastësisht...E zgjati dorën, ia tërhoqi një ble flokësh dhe... papritmas i mbetën në dorë krejt flokët e Ermalit.Lushi u bë akull. E kapi tmerri. Nuk kishte parë kurrë një parukë dhe as fëmijë me kokë tullace që e mban atë. Ermali, ashtu me kokë të zbuluar, ia plasi vajit.– Lush! – e solli në vete zëri i ashpër i një arsimtari. – Pse e ngacmon?! S’ke turp?!– Unë... unë nuk e dija... – mezi foli Lushi. – Më fal, Ermal!Ermali vetëm fshiu lotët dhe heshti.Në orën vijuese, arsimtari u foli nxënësve për fatkeqësinë e Ermalit. Kur kishte qenë shumë më i vogël, duke luajtur me shkrepëse ia kishte dhënë flakën shtëpisë. Për pak kishte shpëtuar gjallë. I ati e kishte dërguar gjithkah, po nuk kishte arritur të gjente mjek e bar për flokët e humbur. Prandaj, që të mbrohej nga dielli dhe që të mos binte fort në sy, i kishte blerë atë parukë.35Lexojmë
                                
   31   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41