Page 38 - Demo
P. 38


                                    – Kjo ka mundur t’i ngjajë secilit nga ju, – tha arsimtari.– Mund të na ndodhë edhe më vonë, – u pajtua dikush.Tash shokët e klasës e ndërruan qëndrimin ndaj Ermalit. E kuptuan se ai vuante shumë për shkak të flokëve të humbur. Ata bënë çmos që ta futnin në lojërat dhe në jetën e tyre në shkollë e jashtë saj. Ishte këmbëngulës sidomos Lushi, të cilin e brente ndërgjegjja për gjestin e tij të pahijshëm.Kështu, për pak kohë, në Ermalin zbuluan një shok për kokë të shokut. Ai zuri të lirohej dalëngadalë nga brenga e tij. Dikur u bë aq i afërt me shokët dhe shoqet e klasës, sa ndodhte ta flakte fare parukën e të luante pa të.Po kjo parukë nuk kishte si të mos ia kujtonte Lushit atë ngjarjen e pakëndshme. Sa i vinte keq, aq i vinte mirë se kishte ndodhur pikërisht ashtu si kishte ndodhur. Ndryshe, Ermali do të mbetej edhe më mënjanë dhe klasa do të kishte një shok të mirë më pak.Ermali tashmë e kishte kuptuar se një ble i humbur flokësh nuk është kurrfarë pengese për të pasur shumë shokë e shoqe dhe për ta gëzuar jetën si të gjithë të tjerët. Në klasë, tashmë askush nuk kujtohej se ai mbante parukë. Arif DemolliLexojmë36
                                
   32   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42