Page 39 - Demo
P. 39
Si quhej nxënësi i ri që erdhi në klasë? Çfarë tipi dukej ai?Çfarë i bënte përshtypje Lushit tek Ermali?Ç’veprim të pahijshëm bëri Lushi? Si reagoi Ermali?Kush e kritikoi Lushin? Çfarë bëri Lushi pas kësaj?Po arsimtari, çfarë u shpjegoi fëmijëve në lidhje me fatkeqësinë e Ermalit?Çfarë kuptuan ata?Si u sollën shokët pas kësaj me Ermalin?Si ndihej tashmë Ermali në shoqërinë e tyre?Çfarë kuptoi ai në fund?LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejarrinte si i gozhduar – rrinte si i ngrirë, pa lëvizur. është vetjak – është tip vetmitar.qyqar i pashoq – njeri aq i pazoti, sa nuk ka të dytë si ai. ble flokësh – tufëz flokësh.u bë akull – ngriu.shok për kokë të shokut – shok shumë të mirë.Je ndodhur ndonjëherë në një situatë të ngjashme me atë në të cilën u ndodh Lushi pas veprimit të tij të pahijshëm? Si je sjellë? Na trego.Si u sollën shokët e klasës me Ermalin, pasi kuptuan problemin e tij të vërtetë? Po ti, si do të ishe sjellë në këtë rast?Si e kupton fjalinë e mëposhtme, të shkëputur nga ky tregim?Ermali tashmë e kishte kuptuar se një ble i humbur flokësh nuk është kurrfarë pengese për të pasur shumë shokë e shoqe dhe për ta gëzuar jetën si të gjithë të tjerët. Përshkruaj pjesën që të pëlqeu më shumë gjatë leximit të këtij teksti.REFLEKTOJSHKRUAJ37Lexojmë

