Page 40 - Demo
P. 40
Ulpiana noton.Ulpiana noton në pishinë.Ulpiana noton në pishinë me shokët e saj.1 Në fjalitë e mëposhtme hiq fjalë e grupe fjalësh derisa të mbetet fjalia më e vogël. Nxënësit e shkollës sonë shëtisin në pyllin e dendur me pemë.Disa fëmijë luajnë me topa shumëngjyrësh në sheshin para pallatit.Në orën e vizatimit, nxënësit vizatuan një zog.Dalëngadalë, shfaqja e nxënësve të klasës së tretë po përfundonte.HEQIM DHE SHTOJMË FJALË E GRUPE FJALËSH NË FJALIKujdes!Fjalia më e vogël mund të ketë më shumë se dy fjalë.P.sh.: Bariu kullot delet.MBAJ MENDNë fjali mund të heqim fjalë pa ia prishur asaj kuptimin.MBAJ MENDNë fjali mund të shtojmë fjalë pa ia prishur asaj kuptimin. Lexo fjalitë dhe shëno me fjalinë më të vogël. Ulpiana noton në pishinëme shokët e saj. Ulpiana noton në pishinë. Ulpiana noton. Pyetje ndihmëse:Ku shëtitin nxënësit e shkollës sonë? Me çfarë po luajnë disa fëmijë?Kur vizatuan një zog nxënësit?Si po përfundonte shfaqja e nxënësve të klasës së tretë?Njohuri për gjuhën38

