Page 41 - Demo
P. 41
2 Zgjero fjalitë e vogla duke shtuar fjalë a grupe fjalësh.Fëmijët luajnë. Babai punon. Mësuesja shpjegon. Zogu cicëron. 3 Lidh pjesët e fjalive sipas kuptimit. Zvogëlo sa të mundësh çdo fjali.Shfaqja filloi Jehona dukej e qetë. Pas pushimit, me dhjetë minuta vonesë. Spektatorët qëndronte një vajzë e vogël. Në fund të skenës qeshnin pa pushim. 4 Rishkruaj tekstin duke i zvogëluar sa më shumë fjalitë.Pyetje ndihmëse:Ku po luajnë fëmijët?Ku punon babai?Çfarë shpjegon mësuesja?Si cicëron zogu?Pse...?Çfarë...?Kë...?Ku...?Si...?Kur...?Ditën e shtunë, nxënësit e klasës së tretë vizituan qytetin-muze të Prizrenit. Ata shëtitën nëpër rrugicat karakteristike dhe buzë lumit. Të gjithë panë me kureshtje urën e vjetër prej guri. Kështjella qëndronte mbi një kodër. Nga larg, ajo dukej madhështore. Muret e larta rrethuese të kështjellës dukeshin si një mburojë e fortë. Shtëpitë e bukura krijonin një pamje të këndshme. Qytetin e Prizrenit e vizitojnë çdo ditë udhëtarë vendas dhe të huaj. Ai ofron plot aktivitete interesante për ta. Edhe nxënësit e klasës së tretë kaluan një ditë argëtuese dhe të veçantë në këtë qytet.Plotëso faqet 10-11 të “Fletores së punës”.Njohuri për gjuhën39

