Page 42 - Demo
P. 42
BUZËQESHJET Sa herë që i sheh njerëzit duke qeshur, vocërrakes i rrezon fytyra. Sa herë që i sheh duke qarë, edhe asaj i pikojnë sytë. Atëherë, vocërrakja ndalet dhe mendohet: Sa të mirë janë njerëzit kur qeshin! Secili i shëmbëllen një margaritari të çmuar, i cili nuk mund të blihet as me të gjitha pasuritë e botës. Ata që qeshin vazhdimisht, sigurisht kanë shumë buzëqeshje, aq shumë, sa nuk do të mundin t’i shpenzojnë gjatë gjithë jetës së tyre. Po ata që qeshin pak? Po ata që nuk i kam parë kurrë duke qeshur, a thua i kanë humbur buzëqeshjet e tyre?Pas këtyre mendimeve, vocërrakja iu afrua nënës dhe e pyeti:− Ku i kanë humbur buzëqeshjet ata që nuk qeshin kurrë?− Të gjithë njerëzit buzëqeshin, − i tha nëna.− Unë, disa njerëz, nuk i kam parë kurrë duke qeshur, − tha vocërrakja.− Edhe ata qeshin, bija ime, por nuk qeshin gjatë gjithë kohës. Disa qeshin vetëm kur janë në shtëpi, disa në rrugë, kurse disa... − i shpjegoi nëna.40Lexojmë

