Page 43 - Demo
P. 43


                                     Si të duket mendimi i vocërrakes për të mbledhur buzëqeshje? Pse? Si do të veproje ti, nëse do të ishe në vend të saj? Përcakto dy cilësi të vocërrakes dhe shkëput nga teksti fjalitë ku shprehen këto cilësi.REFLEKTOJSHKRUAJShëno me  ose me .  Vocërrakja qan kur shikon njerëz duke qarë.  Vocërrakja bisedon me nënën.  Ajo do të dijë pse disa njerëz nuk qeshin kurrë.  Nëna i shpjegon se ku i kanë humbur buzëqeshjet këta njerëz.  Vocërrakja i kërkon nënës një shportë laramane.  Ajo do të shëtisë nëpër botë për të mbledhur buzëqeshje të ëmbla.  Kur të kthehet, do t’ua shpërndajë këto buzëqeshje të gjithë njerëzve.  Nëna nuk ia bleu vocërrakes shportën laramane. Fjalitë e gabuara ktheji në të vërteta.LEXOJ DHE KUPTOJ Fjalë të rejai rrezon fytyra – i ndriçon fytyra.i pikojnë sytë – i dalin lot nga sytë.i shëmbëllen – i ngjan.− Mirëpo, unë dëshiroj që të gjithë njerëzit të qeshin përnjëherë dhe kurrë të mos u zhduket buzëqeshja prej fytyrës! – tha vocërrakja gjithë gëzim.− Kjo do të ishte e mrekullueshme! − i tha nëna.− Unë kam menduar për këtë, më ndihmo, nënë e dashur! – iu lut vajza.− Si mund të të ndihmoj, bija ime? – pyeti nëna.− Më bli një shportë laramane, me ngjyrë të bardhë, të kuqe, të verdhë dhe të blertë! Me të do të shëtis nëpër botë: nëpër livadhe të blerta, nëpër qytete të mëdha, nëpër kopshtije të mbushura me fëmijë, dhe do të mbledh buzëqeshje të ëmbla. Kur të kthehem, do t’ua shpërndaj njerëzve dhe atëherë, të gjithë do të qeshin…! – shpjegoi vocërrakja.Pas disa ditësh, nëna ia bleu shportën laramane vocërrakes. Asaj i ndriti fytyra si hënë dhe u nis me gëzim.Tash ajo shëtit nëpër botë dhe i viziton të gjitha vendet. Atje do të mbushë shportën dhe, kur të kthehet, do të shpërndajë buzëqeshje.Rrahman Dedaj41Lexojmë
                                
   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47