Page 46 - Demo
P. 46


                                    MOTRA E BIRËSUARAto ditë, unë me vëllanë tim, Olsin, ishim shumë të emocionuar. Në shtëpinë tonë po ndodhte një ngjarje e veçantë. Babi, i cili është gazetar, para disa muajsh bëri një shkrim për kushtet në një shtëpi fëmije. Aty u takua me shumë fëmijë, disa prej të cilëve edhe i intervistoi. Ai na fliste vazhdimisht për ta edhe pasi e përfundoi shkrimin. Pothuajse në të gjitha ndodhitë që na tregonte, ishte e pranishme një vajzë e vogël, me emrin Nita.Bisedat për Nitën tashmë ishin bërë aq të zakonshme në shtëpinë tonë, sa na dukej sikur e njihnim prej kohësh atë vajzë me sy blu, vështrimi i së cilës babit nuk i hiqej nga mendja.Një mbrëmje, ai na tha: − Unë dhe mami kemi shkuar disa herë për ta takuar Nitën. Jemi miqësuar me të. Pa asnjë dyshim, ajo vajzë ka zënë vend në zemrat tona dhe prej disa ditësh duam t’ju japim një lajm: Ne mendojmë ta birësojmë Nitën. Kjo do të thotë se ajo do të vijë për të jetuar së bashku me ne, në shtëpinë tonë. Do të jetë një motër për ju të dy. Si ju duket?Unë me vëllanë shtangëm. Këtë nuk e kishim pritur. 44Lexojmë
                                
   40   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50