Page 47 - Demo
P. 47
− Vetëm ta shihni sa bukur qesh, − tha mami.− Është shumë gazmore, − shtoi babi. – E kemi fotografuar, ejani ta shikoni.Sytë blu të Nitës takuan tanët. Vështrimi i saj ishte vërtet i veçantë, mbresëlënës. Unë dhe vëllai u morëm vesh pa fjalë, tundëm kokat dhe përqafuam prindërit.Pas njëfarë kohe, erdhi dita kur Nita më në fund do të bëhej pjesë e familjes sonë. Mami dhe babi shkuan ta merrnin, unë me vëllanë qëndruam në shtëpi. Nuk na zinte vendi.Filluam të rregullonim dhomën tonë, të nxirrnim lodrat më të bukura, librat me përralla dhe mjetet e vizatimit. Dëshironim që Nita të ndihej sa më mirë, të kuptonte se çdo gjë e jona, tashmë ishte edhe e saja. Mimoza Çano Renditi fjalitë e mëposhtme sipas radhës së kryerjes së veprimeve (vendos numrat nga 1-6). Babai i fliste çdo ditë familjes për Nitën. Olsi dhe motra e tij ishin shumë të emocionuar. Gjatë intervistave që babai u bëri fëmijëve të një shtëpie fëmijësh, njohu Nitën. Prindërit biseduan me fëmijët për birësimin e Nitës. Prindërit e Olsit kishin takuar Nitën. Të gëzuar, fëmijët filluan përgatitjet për pritjen e Nitës. Trego përmbajtjen e tregimit duke u mbështetur në fjalitë përmbledhëse. Si ju duket veprimi i familjes së Olsit? Pse? Ç’mund të ketë ndodhur kur Nita arriti në shtëpi?REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ SHKRUAJ Përshkruaj Nitën.Fjalë të rejabirësoj – marr në familje një fëmijë, duke e trajtuar njësoj si fëmijët e mi.shtëpi fëmije – institucioni ku mbahen fëmijët që janë pa prindër.ka zënë vend në zemrat tona – na ka hyrë në zemër, e duam shumë.ishte i pranishëm – bënte pjesë.shtangem – qëndroj si i ngrirë në vend, pa lëvizur.mbresëlënës – diçka që na lë mbresë, na bën përshtypje.u morëm vesh pa fjalë – u kuptuam pa folur.45Lexojmë

