Page 5 - Demo
P. 5


                                    HyrjeTë dashur nxënës, gjatë këtij viti shkollor do të mësoni me tekstin “Gjuha shqipe 3”.Ky tekst është i organizuar në njësi mësimore që lidhen me shkathtësitë e komunikimit: të dëgjuarit dhe të folurit, të lexuarit, të shkruarit.Libri është i ndarë në pesë kapituj: 1. “Tregime”, në të cilin gjejnë pasqyrim lloje të ndryshme tekstesh letrare, si ato me tematika nga jeta reale, me fantazi e aventura, si dhe me përshkrime. Gjithashtu, brenda këtij kapitulli janë integruar njohuri gramatikore, si: “Struktura e një fjalie të thjeshtë”, “Heqim e shtojmë fjalë e grupe fjalësh në fjali”, “Fjalitë dëftore dhe pyetëse”, “Fjalitë dëshirore e nxitëse” etj.2. “Përralla, fabula, mite, legjenda, histori”, në të cilin gjen pasqyrim teksti me fantazi e aventura, i vjelë nga letërsia antike, popullore, folklorike. Gjithashtu, brenda këtij kapitulli janë integruar njohuri gramatikore, si: “Emrat konkretë e abstraktë”, “Trajtat e emrit”, “Mbiemri”, “Mbiemrat e nyjshëm e të panyjshëm” etj.3. “Poezi”, në të cilin gjen pasqyrim teksti poetik, brenda të cilit janë integruar njohuri gramatikore, si: “Përemri vetor”, “Folja”, “Zgjedhojmë foljen në kohën e pakryer”, “Drejtshkrimi i foljeve në kohën e ardhme” etj.4. “Kuriozitete, tekste shkencore, tekste enciklopedike, udhëzime, rregulla”, në të cilin gjejnë pasqyrim lloje të ndryshme tekstesh joletrare. Ato do t’ju shtojnë interesin për lexime të llojeve të ndryshme, të cilat do t’ju ndihmojnë për një të nxënë më të mirë në të gjitha fushat e dijes.5. “Pjesë teatrore”, në të cilin do të gjeni pjesë që mund t’i interpretoni në role.Grupi i autorëve është kujdesur t’u japë shumë hapësirë veprimtarive të të lexuarit, të shkruarit, të argumentuarit të mendimit, të bashkëbiseduarit për të zhvilluar të folurit aktiv dhe të dëgjuarit e mirë.Përmbajtja e këtij teksti konkretizohet edhe përmes aktiviteteve të përshkruara në “Fletoren e punës”.3
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10