Page 6 - Demo
P. 6


                                    Struktura e tekstit Po në klasën tuaj, a ka ardhur ndonjë nxënës ose nxënëse e re? Si e keni pritur atë? Shiko globin dhe shkruaj emrat e dhjetë vendeve. NXËNËSJA E REOborri i shkollës gumëzhin nga bisedat e fëmijëve.Martina shkon drejt një vajze: – Ti je nxënësja e re? – e pyet ajo.– Po, më quajnë Susila... Jam si në ajër, e ke parasysh.– Klasa është në fund të korridorit. Mësuesja është e mirë. Ke për ta parë... Më ndiq. Të orientoj unë.– Kjo është Susila, – thotë Martina duke hyrë në klasë me nxënësen e re. Në klasë krijohet një atmosferë feste. Mezi e kishin pritur. Para disa ditësh, mësuesja i kishte njoftuar për ardhjen e saj.– Susila, këta janë shokët e tu të rinj: Martina, Stefania, Fransuaja, Lorenca... e gjithë klasa, – thotë mësuesja.– A mund të ulet me mua Susila?– Po, por duhet t’i shpjegosh pak jetën në klasë... Tani, zini vend. Do të fillojmë të zbulojmë botën. Kush e di se ku bie India?– India ndodhet në Azi, mësuese.– Do të na e tregosh në glob?– Po, patjetër, ndodhet këtu.– A është larg India? – pyet Martina.– Sigurisht! Duhet të marrësh avion për të shkuar atje.Marsel Marlier dheZhilbert DelahejLEXOJ DHE KUPTOJ Si quhet nxënësja e re?Kush e shoqëroi Susilën në klasë?Si e presin shokët dhe shoqet atë?Për çfarë diskutuan mësuesja dhe nxënësit në klasë?REFLEKTOJSHKRUAJFjalë të rejajam si në ajër – jam i shpërqendruar.të orientoj unë– ta tregoj unë se ku ndodhet.Luani pjesën në role.VEPRIMTARI20LexojmëKjo rubrikë nxit punën në grupe. Të gjitha këto faqe trajtojnë të lexuarit si shkathtësi komunikimi.Në këtë rubrikë janë përzgjedhur fjalë dhe shprehje, që janë të reja për ju. Ato janë shpjeguar me fjalë lehtësisht të kuptueshme për moshën tuaj, me qëllim pasurimin e fjalorit.Në këtë rubrikë, ju drejtohen pyetje që lidhen me përmbajtjen e tekstit, të cilat synojnë të zhvillojnë botën tuaj emocionale, si dhe pasurojnë përfytyrimet e imagjinatën tuaj për botën.Pyetjet e kësaj rubrike nxitin dëshirën dhe kuriozitetin tuaj për t’u bërë shkrues/e të mirë/a, origjinalë/e dhe krijues/e.Pyetjet e kësaj rubrike ju nxitin të mendoni rreth situatës dhe përtej saj.4
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10