Page 68 - Demo
P. 68
LOJA E BRETKOSËSGjyshi ishte lodhur. Rrinte i shtrirë në kanape. Vështronte i mërzitur. Këtë e vuri re edhe nipçja i tij. Gjyshi nuk fliste me askënd. Por çapkëni i gjyshit, për t’ia larguar mërzitjen, mendoi shumë e shumë, dhe u soll rreth dhomës nja dy herë duke e vështruar gjyshin vjedhurazi. Të gjithë të tjerët shikonin televizorin, kurse çapkëni i gjyshit kishte thurur një plan si të qetësonte gjyshin. Ai mendoi me vete: do të bëhem si macja dhe ngadalë, duke e prekur gjyshin që ishte shtrirë barkas, mbi shpinën e tij lëvizte, e gjyshi nuk i thoshte asgjë. Kur u shtri çapkëni në shpinën e gjyshit, duke e përkëdhelur i tha:− Gjysh, a do të luajmë një lojë së bashku? Ah, sa më ka marrë malli!Gjyshi i tha: – Jam i lodhur, çapkën.– Po ti gjysh më ke thënë se kurrë s’do të lodhesh me mua!Gjyshi qeshi dhe ia ktheu:– Do të luaj, por cilën lojë?– Lojën e bretkosës.Çapkëni ia shpjegoi lojën. Gjyshi u pajtua. Çapkëni i tha:– Gjysh, ti je bretku. Tani krrakit: kuak, kuak, kuak!66Lexojmë

