Page 7 - Demo
P. 7
2 Pas dy ditësh ke ditëlindjen. Me këtë rast, prindërit kanë menduar të organizojnë një festë në shtëpi. Shkruaj një ftesë për t’ua shpërndarë shokëve dhe shoqeve që dëshiron t’i kesh pranë në këtë ditë të veçantë.FTESA PËR DITËLINDJE Jam e lumtur të të ftoj në festën timeditën e premte, më 20 shkurt 2020, ora 17:00, në hyrje të parkut të Liqenit Artificial. Të pres, Ania K.Për: shoqen time Arsa vendi ku duhet të paraqitet i ftuariemri i të ftuaritemri i personit që bën ftesënora kur duhet të paraqitet i ftuaridata (dita, muaji, viti)1 Lidh me shigjetë.Për Kam kënaqësinë të të ftoj ditën ora Të pres }3 Prindërit e Dionit dëshirojnë të bëjnë një festë surprizë për ditëlindjen e tij. Imagjino sikur ata të kërkojnë ndihmë për organizimin e kësaj feste. Detyra jote: Shkruaj një ftesë për këtë rast. Shkruajmë23Ushtrimet e kësaj rubrike fillojnë me një model të gatshëm ose gjysmë të gatshëm, me anë të të cilit ju do të orientoheni drejt punës së pavarur krijuese që kërkohet në ushtrimet vijuese. Të gjitha këto faqe trajtojnë të shkruarit si shkathtësi komunikimi.Struktura e tekstitPUSHIME DHE... ... UDHËTIMEPushimet e verës janë ditët më argëtuese të vitit. Nga deti në mal e nga mali në liqen, vendi ynë i ka të gjitha. Kudo që shkojmë, freskia, qetësia, ajri i pastër dhe bukuritë e natyrës na bëhen shokë të pandarë. Pushimet janë të pandara nga udhëtimet. Kur nisemi për të pushuar, ne shkojmë në një vend që zakonisht është larg shtëpisë sonë. Për këtë arsye na duhet të udhëtojmë. Gjatë udhëtimeve, ne zbavitemi dhe çlodhemi. 1 Dëgjo/lexo tregimin e Arbrit për pushimet verore, duke mbajtur shënime të shkurtra për ato që të bëjnë më shumë përshtypje. Gjatë pushimeve verore bëra mjaft gjëra interesante, për shembull, lexova disa nga librat për të cilët na kishte folur mësuesja. Gjithashtu, lexova edhe dy libra që m’i këshilloi daja. Gjatë këtyre pushimeve u kënaqa, sidomos kur shkova me familjen në Sarandë. U lava në ujërat e Jonit dhe u theka aq shumë në diell, sa mami ngeli duke thënë: “Arbrit, do të përcëllohesh, futu në çadër”. Nëse dikush më pyet se cila ishte ndodhia më e bukur e këtyre pushimeve, i përgjigjem menjëherë: “Loja me shokët e plazhit në rrëshqitësen ujore!”2 Trego veprimet që ka kryer Arbrit gjatë pushimeve verore, duke u mbështetur në shënimet që mbajte. Diskuto rreth tyre.3 Po ti, si i kalove pushimet? Cila ishte e veçanta e pushimeve të tua?4 A ngjajnë ndopak pushimet e tua me ato të Arbrit? Trego të përbashkëtat dhe ndryshimet mes pushimeve të tua dhe atyre të Arbrit.1 Lexoni tregimin e Jerinës për udhëtimet gjatë pushimeve verore dhe diskutoni rreth tij.Unë jam Jerina. Gjatë verës udhëtova për në Prizren, ku banon gjyshja. Aty qëndrova një javë. Gjatë kësaj kohe erdhën edhe kushërinjtë e tjerë. Ne luajtëm dhe qeshëm pa fund nëpër rrugicat e lagjes së vjetër. Java kaloi shpejt. Prindërit më morën dhe bashkë me ta udhëtova për në Shëngjin. Ne i kaluam pushimet atje. Dita më e bukur e këtyre pushimeve, ishte shëtitja me mjetin amfib. Ai mund të lundronte në ujë dhe të udhëtonte në tokë. Ishte i magjishëm!2 Sa udhëtime ka bërë Jerina gjatë pushimeve verore? Cila ishte e veçanta e pushimeve të saj?3 Krahaso udhëtimin që bëre për pushime, me udhëtimet e Jerinës. 4 Po ti, a do të kishe dëshirë të bëje një shëtitje me një mjet amfib? Pse? 5 Me cilat nga pushimet e shokëve do të doje të ngjanin pushimet e tua? Me ato të Arbrit apo të Jerinës? Pse?6 Nëse nuk ke udhëtuar për pushime, si e ke mbushur kohën e lirë gjatë tyre?7 Diskutoni në grupe se ku do të donit të udhëtonit për pushime.14 15DëgjojmëFlasimTë gjitha këto faqe trajtojnë të dëgjuarit dhe të folurit si shkathtësi komunikimi.Ushtrimet e këtyre faqeve trajtojnë situata konkrete e reale, me qëllim që ju të flisni dhe të dëgjoni në mënyrë korrekte, në varësi të këtyre situatave. 5

