Page 75 - Demo
P. 75
Çfarë vë re në fjalitë pyetëse të mësipërme?1 Ngjyros me të kuqe kryefjalën, me blu kallëzuesin dhe me të gjelbër grupin e fjalëve plotësuese. Ndrysho rendin e fjalëve në fjalitë e mëposhtme. - Taulanti shkon në shkollë me biçikletë.- Drini noton çdo ditë në pishinë.- Dea ecën me nxitim.- Fëmijët luanin në oborrin e shkollës.- Ata formonin skuadrën e basketbollit.2 Ngjyros me të kuqe kryefjalën, me blu kallëzuesin dhe me të gjelbër grupin e fjalëve plotësuese. Ndrysho rendin e fjalëve në secilën fjali. - Ishe sot në kursin e anglishtes?- Në klasën e tretë është Dea?- I pëlqejnë akulloret Mirjetës?- Ku po shkojnë shokët e Albit?- Mamaja e Endrit është mësuese?3 Shkruaj fjali, duke përdorur fjalët pyetëse të mëposhtme.Kush ? Cili ?Çfarë ? Ku ?Kur ? Pse ?4 Kthe fjalitë dëftore në pyetëse sipas shembullit të dhënë.Alma shkoi me pushime. Alma shkoi me pushime?Shkoi me pushime Alma?Me pushime shkoi Alma?Fëmijët luanin në oborrin e shkollës.Zogjtë kërkonin foletë e tyre.Mësuesja erdhi me vonesë.Plotëso faqet 19-20 të “Fletores së punës”.Njohuri për gjuhën73

