Page 77 - Demo
P. 77


                                     Shëno me  ose me .Vajza jetonte në një fshat të vogël e të bukur. Ajo s’e kishte parë asnjëherë vjeshtën e artë. Vajza jetonte në një qytet ku kishte pak pemë. Ajo nuk donte të shkonte në park me babin.Vajza donte të shkonte atje ku vjeshta ishte e artë, për të marrë ar. Ajo ëndërronte të blinte shumë kukulla me arin që do të mblidhte. Babai e çoi në pyllin e artë. Vajza mblodhi arin e vjeshtës dhe bleu shumë kukulla me të. Vajza u mrekullua nga natyra, aq sa i harroi kukullat. LEXOJ DHE KUPTOJ Pse mendonte vajza që mund të blinte shumë kukulla, nëse shkonte atje ku ishte vjeshta e artë?Po për ty, a është e artë vjeshta? Pse?A ke ecur ndonjëherë në një park të mbuluar me gjethe vjeshte? Si je ndier?Shkruaj disa nga karakteristikat e stinës së vjeshtës. REFLEKTOJSHKRUAJMë në fund, një të diel, babai e nxori të bijën jashtë qytetit, nëpër pyje. Vogëlushja vështronte e magjepsurpemët e praruara. Ajo shikonte me miliona gjethe ngjyrë ari, të verdha, të kuqe, të verdha në të çelët, të verdha në të errët, të kuqe në të çelët, të kuqe në të errët.Eci tërë ditën në pyllin e artë, duke luajtur me gjethet, kërpudhat dhe ketrat. Dhe aq fort e përfshiu ngazëllimi, sa i harroi shtatë kukullat, tridhjetë kukullat, treqind e gjashtëdhjetë e pesë kukullat. Vajzës, çdo gjethe i dukej më e bukur se tërë kukullat e botës.Xhani RodariFjalë të rejaShëno me  kuptimin e saktë të fjalëve dhe të shprehjeve.vjeshtë e artë:  në stinën e vjeshtës, mjedisi merr ngjyrë të verdhë ari;  në stinën e vjeshtës, mjedisi merr ngjyrë të gjelbër. e magjepsur: e frikësuar; e mrekulluar.pemët e praruara: pemë në ngjyrë gri;  pemë në ngjyrë ari.ngazëllimi:  gëzimi i madh;  hutimi.Përgatitni një kolazh me gjethe vjeshte.VEPRIMTARI75Lexojmë
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81