Page 8 - Demo
P. 8


                                    Struktura e tekstitNë këtë rubrikë theksohen çështjet kryesore të trajtuara në njësinë mësimore.Kjo rubrikë ju vjen në ndihmë për zgjidhjen e ushtrimeve.Ulpiana noton.Ulpiana noton në pishinë.Ulpiana noton në pishinë me shokët e saj.1 Në fjalitë e mëposhtme hiq fjalë e grupe fjalësh derisa të mbetet fjalia më e vogël. Nxënësit e shkollës sonë shëtisin në pyllin e dendur me pemë.Disa fëmijë luajnë me topa shumëngjyrësh në sheshin para pallatit.Në orën e vizatimit nxënësit vizatuan një zog.Dalëngadalë, shfaqja e nxënësve të klasës së tretë po përfundonte.HEQIM DHE SHTOJMË FJALË E GRUPE FJALËSH NË FJALIKujdes!Fjalia më e vogël mund të ketë më shumë se dy fjalë.P.sh.: Bariu kullot delet.MBAJ MENDNë fjali mund të heqim fjalë pa ia prishur asaj kuptimin.MBAJ MENDNë fjali mund të shtojmë fjalë pa ia prishur asaj kuptimin. Lexo fjalitë dhe shëno me  fjalinë më të vogël. Ulpiana noton në pishinëme shokët e saj. Ulpiana noton në pishinë. Ulpiana noton. Pyetje ndihmëse:Ku shëtitin nxënësit e shkollës sonë? Me çfarë po luajnë disa fëmijë?Kur vizatuan një zog nxënësit?Si po përfundonte shfaqja e nxënësve të klasës së tretë?Njohuri për gjuhën38Në këtë rubrikë tërhiqet vëmendja në veçoritë e temës që trajtohet. Po në klasën tuaj, a ka ardhur ndonjë nxënës ose nxënëse e re? Si e keni pritur atë? Shiko globin dhe shkruaj emrat e dhjetë vendeve. NDARJA E FJALËVE NË FUND TË RRESHTIT1 Nga fjalët e mëposhtme, ngjyros ato që ndahen në fund të rreshtit. Aty ku është e mundur, ndaji në disa mënyra.punëtore fotografi akullore film çadër televizori laps shtëpi 2 Shëno me  fjalët e ndara gabim. Shpjego gabimin. Ndaji ato si duhet.E-ri ban-onte në perifer-i të qyte-tit. Shtë-pia e ti-j is-hte e mad-he dhe me o-borr. Sho-ku i tij v-inte ç-do pas-dite për të lu-ajtur me të. Eri s-apo e s-hikonte, vra-ponte drejt tij. A-i e pris-te çd-o ditë me gë-zim sho-kun e tij. Ata lu-anin dhe bisedo-nin së ba-shku gjit-hë gëz-im.3 Në tekstin e mëposhtëm, nënvizo fjalët që kanë më shumë se një rrokje. Si mund të ndahen ato në fund të rreshtit?Gjyshe Besa shikonte me kënaqësi lojën e dy vajzave. Vala ishte më e shkathët. Në dhomën ku luanin Vala dhe Vesa kishte shumë orendi: krevate, tavolina, lodra, libra. Kishte edhe një album me fotografi. Në album ishin edhe fotografitë e vajzave kur kishin qenë më të vogla.KujtojFjalët në fund të rreshtit ndahen sipas rrokjeve: de-gët, ma-mi, li-bri ose lib-ri, fleto-re ose fle-tore.Nuk ndahen asnjëherë: bashkëtingëlloret dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh: ba-llë dhe jo bal-lë; fjalët njërrokëshe: breg, shteg, kap, hap.Nuk lihet asnjëherë një shkronjë e vetme në fund të rreshtit: m-ali, v-ala.Një shenjë pikësimi nuk mund të kalojë në rreshtin tjetër.21Njohuri për gjuhënNë këtë rubrikë rimerren njohuritë gramatikore nga klasat e kaluara.Të gjitha këto faqe trajtojnë njohuri gramatikore.6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12