Page 80 - Demo
P. 80


                                    NJË DITË NË STADIUM1 Dëgjo pjesën e parë të tregimit, duke mbajtur shënime për çështjet kryesore. Visit i pëlqen shumë futbolli. Sa herë që shokët luajnë futboll, ai merr pjesë në lojë. Visi e ka qejf pozicionin e sulmuesit, por luan edhe në pozicione të tjera. Gjithnjë zbavitet pa masë.Ai shikon pothuajse çdo ndeshje që transmetohet në televizor. Megjithatë, dëshira e tij më e madhe është të shkojë në stadium për të parë një ndeshje.  Përgjigju pyetjeve: Cili është personazhi kryesor në këtë tregim? Çfarë i pëlqen atij? Cila ishte dëshira e tij më e madhe? A mendon se ai do ta realizojë këtë dëshirë? Pse mendon kështu?2 Dëgjo pjesën e dytë të tregimit, duke veçuar detaje nga teksti. Duke ditur dëshirën e tij, babai i bëri një dhuratë. Ai gjeti bileta për ndeshjen Prishtina-Flamurtari. Të dy shkuan në stadium. Ndeshja filloi. Stadiumi ishte plot me njerëz që thërrisnin me të madhe. Gjysma e njerëzve thërriste: “Prishtina, Prishtina!”. Gjysma tjetër thërriste: “Flamurtari, Flamurtari!”. Edhe Visi thirri: “Prishtina, Prishtina!” kur skuadra e Prishtinës bëri një aksion të bukur dhe shënoi një gol. Por ai thirri dhe “Flamurtari, Flamurtari!” kur skuadra e Flamurtarit bëri të njëjtën gjë. 78Dëgjojmë
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84