Page 81 - Demo
P. 81
Përgjigju pyetjeve: Ç’dhuratë i bëri babai Visit? Cilat skuadra luanin? Si silleshin njerëzit në stadium?Po Visi, për cilën skuadër brohoriste? Si u ndie ai në stadium? Pse? 3 Dëgjo pjesën e fundit të tregimit. Tifozët e skuadrave kundërshtare grindeshin, ndërsa Visi e shijoi ndeshjen, e cila në fund doli barazim. Të gjithë mbetën keq, sepse as tifozët e Prishtinës nuk dolën të fituar dhe as ata të Flamurtarit. Vetëm Visi ndihej i kënaqur. Ishte zbavitur së tepërmi, sepse atij i pëlqente loja e futbollit. Përgjigju pyetjeve: Si përfundoi ndeshja? Si u ndie Visi për këtë? Diskuto me shokët për ndryshimet mes Visit dhe tifozëve të tjerë në stadium. Trego ngjarjen duke u mbështetur në këto fjali:• Dëshira më e madhe e Visit është të shikojë një ndeshje futbolli në stadium.• Visi brohoriste në stadium për çdo aksion të bukur të secilës skuadër.• Edhe pse ndeshja doli barazim, Visi u kënaq shumë.4 Ndërto një mbyllje tjetër për këtë histori, duke diskutuar në grupe dyshe.5 Luani në role tregimin që dëgjuat.6 Po ti, a ke një dëshirë të madhe? Cila është ajo?7 Ke shkuar ndonjëherë në stadium? Cilën ndeshje ke parë?8 Fitoi apo humbi skuadra jote e preferuar? Si u ndjeve? Si u solle?Plotëso faqen 21 të “Fletores së punës”.79Dëgjojmë

