Page 82 - Demo
P. 82


                                    NJË MIK DRAGUAIshte ora për të ngrënë zemrën. Pieri dhe shoku i tij i ri zbritën në kuzhinë.– Ç’pret? Hape sobën! – thirri dragoi i vogël. – Po më grin aq fort uria,sa më janë errur sytë.Dragoi i vogël kërciti gjuhën pas qiellze dhe u ushqye me zjarr, si të gjithë dragonjtë e tjerë. Atë s’e mbante vendi dhe tundte bishtin nga kënaqësia e madhe.– Ke dëshirë ta provosh pak? – e pyeti Pierin.– Njerëzit nuk hanë zjarr! – qeshi Pieri.– Po çfarë të pëlqen ty? – deshi të dinte dragoi i vogël.– Çokollata, – tha Pieri. – Ke dëshirë ta provosh një copë?Dragoi i vogël bëri jo me kokë.– Dragonjtë hanë vetëm zjarr! – dhe ndërkaq i mori erë. – Vetëm se paska aromë të mirë! A mund të hedhësh një copëz të vogël në zjarr?– Prishur mos qoftë!Pieri hapi sobën dhe hodhi dy copa të vogla çokollate mes flakës.– Mmmm, – lëpiu buzët nga kënaqësia dragoi i vogël. – Mmmm! E mirë! Kurrë s’kisha ngrënë zjarr me çokollatë!Irina Korshunov80Lexojmë
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86