Page 91 - Demo
P. 91


                                    1 Nënvizo me ngjyrë të kuqe emrat e përgjithshëm dhe me ngjyrë blu emrat e përveçëm.Një avion fluturonte mbi detin Jon. Kam shkuar në Gjilan me kushërinjtë e mi, Ilarian dhe Valonin.Erza është ulur në divan bashkë me qenin e saj, Jargo. Personazhi që më pëlqen më shumë, është Hirushja.2 Shkruaj 3-5 emra të përveçëm pranë emrave të përgjithshëm, sipas modelit të dhënë.Qytet: Prizreni Shok/shoqe: Endri, Vjosa Qen: Balo Skuadër futbolli: Vëllaznimi Lumë: Drini 3 Gjej në fjalitë e mëposhtme emrat që janë shkruar gabim. Shkruaji përsëri fjalitë duke i ndrequr gabimet.Unë kam bërë një lojë me lepurushin moku.Mësuesja na njoftoi se nesër do të shkojmë me autobus në rahovec.Më shumë u gëzuan Blerta, valoni, dreni. Në prizren kalon lumi lumbardh.NJOHURI TË PËRGJITHSHME PËR EMRINNJERIvajzëKAFSHËmaçok VENDlumëEJONA TOKU DRINIEmra janë fjalët që tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende, ndjenja, dukuri etj.Emrat janë të përgjithshëm (vajzë, maçok, lumë) kur tregojnë njerëz, kafshë, sende, vende etj.të përveçëm (Ejona, Toku, Drin) kur tregojnë emrat e veçantë që u vëmë njerëzve, kafshëve, sendeve dhe vendeve për t’i dalluar nga të tjerët. Këta emra shkruhen gjithnjë me shkronjë të madhe.KujtojPlotëso faqen 23 të “Fletores së punës”.89Njohuri për gjuhën
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95