Page 94 - Demo
P. 94


                                    EMRAT KONKRETË DHE EMRAT ABSTRAKTËÇfarë tregojnë emrat e nënvizuar?Mësuesja ecte me shpejtësi për në shtëpi. Kënga e fëmijëve e ndiqte edhe tani që ishte larguar nga shkolla. Ata fëmijë i falnin shumë kënaqësi dhe dashuri. Emrat, si: mësuesja, shkolla, fëmijë dhe kënga janë emra konkretë. Secili prej tyre tregon diçka që mund ta shohësh, ta prekësh, ta ndiesh me anë të lëkurës, ta nuhatësh, ta dëgjosh dhe ta paraqitësh me një vizatim. Emrat, si: shpejtësi, kënaqësi dhe dashuri janë emra abstraktë. Secili prej tyre tregon diçka që nuk mund ta perceptosh me anë të shqisave dhe nuk mund ta vizatosh.Njohuri për gjuhënMBAJ MENDEmrat konkretë tregojnë: Emrat abstraktë tregojnë:qenie të gjalla: kafshë (mace), njerëz (nxënës), bimë (lule) etj.;gjëra që arrin t’i perceptosh nëpërmjet shqisave: vend, ndërtesë, aromë, muzikë, dritë etj.emocione, ndjenja: gëzim, lumturi etj.;sjellje, karakteristika: ashpërsi, mirësi, mizori etj.;gjëra që nuk arrin t’i perceptosh nëpërmjet shqisave: ditë, vit, muaj, festë etj.92
                                
   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98