Page 95 - Demo
P. 95
1 Nënvizo me një vizë emrat konkretë dhe me dy viza emrat abstraktë.– Posi, bëri si bëri dhe nga ana e vet ia gjeti emrin. Kaltër! A nuk është emër deti ky? Deti Jon... det i kaltër... Kaltër...Ah, beteja ende nuk kishte mbaruar. Por kjo pak rëndësi kishte. Çuni, Kaltri, që herë qante, herë shtrëngohej në fytyrë e herë qetësohej, sikur të çlirohej nga ndonjë dhimbje barku, tani zuri të buzëqeshte.– Oh, shpirti i tezes! – u hodh teze Driola. – A ka më bukur se kur buzëqesh fëmija? Ndrit tërë shtëpia! – Posi, posi! Tezja te mezja e halla te shkalla, – ngriti zërin hallë Majlinda. Bëri sikur ishte e zemëruar kështu. Veçse “zemërimi” nuk i shkonte. Dukej sheshit që bënte shaka, se sytë i shndrisnin dhe zemra i këndonte nga lumturia.Astrit Bishqemi2 Plotëso tabelën e mëposhtme për emrat e ushtrimit 1.Emri I përgjithshëm I përveçëm Konkret Abstrakt 3 Shkruaj tre emra konkretë. Paraqit me vizatim atë çfarë tregojnë këta emra. Ndërto fjali me ta.4 Shkruaj tre emra abstraktë. Përpiqu të paraqesësh me vizatim atë që tregojnë këta emra. Ndërto fjali me ta.Plotëso faqen 24 të “Fletores së punës”.Njohuri për gjuhën93

