Page 185 - Demo
P. 185
4.30 PROBLEMAShëno të dhënat për çdo problemë dhe zgjidhi ato.1 Ditën e parë, motra e Borës shkroi në kompjuter 30 faqe. Ditën e dytë, ajo shkroi 3 herë më shumë se ditën e parë. Ndërsa ditën e tretë, shkroi 2 herë më pak se ditën e dytë. Sa faqe punoi gjithsej në kompjuter motra e Borës? ______________________2 Në një magazinë me mjete shkollore u paketuan nëpër kuti 612 lapsa dhe 820 stilolapsa. Çdo kuti me lapsa kishte 6 copë, ndërsa çdo kuti me stilolapsa kishte 10 copë. Çfarë kishte më shumë, kuti me lapsa apo me stilolapsa? Sa më shumë?3 Gjatë muajit qershor, Bjeshkët e Sharrit u vizituan nga 358 turistë nga Shqipëria. Gjatë muajit korrik shkuan 2 herë më pak turistë se në muajin qershor. Ndërsa në muajin gusht shkuan 3 herë më shumë turistë se në muajin korrik. Sa turistë nga Shqipëria shkuan në këto bjeshkë gjatë verës? _______________4 Në një shitore kishte 8 kuti me shishe qumështi dhe 9 kuti me shishe kosi. Çdo kuti me qumësht kishte 12 shishe, ndërsa çdo kuti me kos kishte 8 shishe. Çfarë kishte më pak, shishe qumështi apo shishe kosi? Sa më pak? Sa shishe qumështi dhe kosi kishte në shitore gjithsej? ____________5 Në një qendër kulturore kishte 148 fëmijë që luanin në vegla muzikore. Fëmijët që aktronin, ishin dy herë më pak se fëmijët që luanin në vegla muzikore, ndërsa fëmijët që pikturonin, ishin sa 4-fishi i fëmijëve që aktronin. Fëmijët që këndonin, ishin sa gjysma e fëmijëve që pikturonin. Sa fëmijë përgatiteshin në qendrën kulturore? _______________________________QumështKOS183

