Page 187 - Demo
P. 187
Fjalori(i) barabartë kur një gjë ose numër ka të njëjtën vlerë sa edhe një tjetër; shenja “=” tregon “e barabartë me”.bosh kur diçka nuk përmban gjë brenda.çift një numër çift është çdo numër i shumëzuar me 2.dyfish të shumëzosh një numër apo sasi me 2.dhjetëshe një grup prej 10 njësish; një dhjetëshe mbaron gjithmonë me 0.herësi rezultati i pjesëtimit të 2 ose më shumë numrave.mbledhje kombinimi i 2 ose më shumë numrave ose i sasive për të formuar një numër apo një sasi më të madhe.minus shenja minus “–“ tregon që duhet të hiqni ose të zbrisni.ndryshimi rezultati i zbritjes së 2 ose më shumë numrave.numër mënyra me të cilën numërojmë edhe matim sendet.numëroj të gjesh numrin total të diçkaje.njësi emër tjetër për “njëshet”; “dhjetëshet” përbëhen nga grupe prej 10njësish.përgjigje zgjidhja e një probleme matematikore.pjesëtoj ndarja në pjesë të barabarta e një sasie apo e një numri, për të formuar një sasi apo një numër disa herë më të vogël.plus shenja plus “4” tregon që duhet të mblidhni.prodhimi rezultati i shumëzimit të 2 ose më shumë numrave.qindëshe një grup prej 100 njësish; një qindëshe mbaron me dy zero.rendit një mënyrë e vendosjes së numrave ose e informacionit për të treguar se si lidhen ata me njëri - tjetrin, p.sh., numrat dhe ditët e javës zakonisht shkruhen sipas radhës.

