Page 188 - Demo
P. 188
shenja shenja është një mënyrë e shkurtër e thënies së diçkaje në formën e një simboli.shenja “x” kjo shenjë tregon që duhet të shumëzoni.shenja “:” kjo shenjë tregon që duhet të pjesëtoni.shenja “>” shenja “më e madhe”. Kjo shenjë përdoret për krahasimin e numrave.shenja “<” shenja “më e vogël”. Kjo shenjë përdoret për krahasimin e numrave.shifër çdonjëri prej 10 simboleve të numrave 0, 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8, 9.shuma rezultati i mbledhjes së 2 ose më shumë numrave apo sasive.shumëzoj përsëritja disa herë e grupeve të barabarta apo e mbledhorëve të barabartë, për të formuar një sasi apo një numër disa herë më të madh.tek një numër që nuk mund të ndahet në mënyrë të barabartë në dy pjesë.veprim proceset e mbledhjes, e zbritjes, e shumëzimit, e pjesëtimit janë veprime me numra.zbres zbresim 2 ose më shumë numra ose sasi për të formuar një numër apo sasi më të vogël.

