Page 5 - Demo
P. 5


                                    HYRJELibri Matematika 3 për klasën e tretë, është hartuar sipas programit lëndor që rrjedh nga Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar e Republikës së Kosovës, Kurrikula Bërthamë dhe Plani Mësimor i Arsimit Bazë. I gjithë materiali didaktik është prezantuar në dy libra: Matematika 3adhe Matematika 3b. Secili nga këta libra përmban librin bazë të nxënësit dhe Fletoren e punës. Në këtë libër, konceptet matematikore janë dhënë në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për nxënësit, duke ndërthurur figurat, ngjyrat, numrat dhe simbolet në funksion të përmbajtjes së lëndës. Si i tillë, ky tekst është ndërtuar në atë mënyrë që nxënësit i shërben për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të kompetencave të fushës së matematikës, me qëllim që ai të përballojë sfidat e jetës dhe të integrohet në shoqëri. Libri përmban këto koncepte:•	 numrat, algjebra dhe funksioni;•	 forma, hapësira, matjet dhe gjeometria;•	 përpunimi i shënimeve dhe probabilitetit;të cilat krijojnë kushte që nxënësi të ndërtojë dhe zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion të kompetencave të lëndës dhe kompetencave kyçe. Në këtë tekst, njohuritë e nxënësve për numrat dhe veprimet zgjerohen më tej. Rëndësi maksimale i kushtohet zhvillimit të një kuptimi të koncepteve thelbësore, si shumëzimi dhe pjesëtimi brenda 1000, si dhe thyesave. Gjithashtu, nxënësit zgjerojnë njohuritë lidhur me bashkësitë si dhe relacionet. Në matje, nxënësit njihen me konceptin e sipërfaqes së formave 2D. Nxënësit inkurajohen më tej të analizojnë format 2D për të kuptuar ngjashmëritë dhe dallimet e tyre me figurat 3D. Në fund të tekstit nxënësit mësojnë për grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e tyre.Në këtë libër, gjithashtu përshkruhet lidhja e matematikës me fushat e tjera, në mënyrë që kurrikula e arsimit bazë të shihet si një e tërë për realizimin e qëllimit kryesor të formimit të nxënësve. Ky libër mendojmë që do të jetë shumë i mirëpritur edhe nga mësuesit, për realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arritjet e nxënësve në klasë dhe jashtë saj. Autorët
                                
   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10