Page 90 - Demo
P. 90
Tani është radha jote!• Shkruaj pyetje dhe veprime për të zgjidhur problemat. 1 Vjosa filloi të krijonte një mozaik. Ajo kishte 136 gurë të zinj dhe 215 gurë të bardhë. Asaj i duheshin edhe 43 gurë në ngjyrë gri. Sa gurë do të kishte mozaiku i Vjosës?2 Diellza kishte koleksionuar 207 guaska, kurse Valdrini 56 guaska më shumë se Diellza. Sa guaska kishin koleksionuar të dy fëmijët së bashku?3 Në një park lojërash ishin duke luajtur 36 djem dhe 25 vajza. Më pas, aty erdhën edhe 4 djem, por nga vajzat u larguan 4 prej tyre. Sa u bë numri i fëmijëve në parkun e lojërave?4 Në një fidanishte ka 185 trëndafila. Tulipanë ka 137 më shumë se trëndafila, ndërsa zambakë ka 38 më shumë se tulipanë.Sa trëndafila, tulipanë dhe zambakë ka gjithsej në fidanishte?88

