Page 104 - Demo
P. 104


                                    Tani është radha jote!1 Familja e Anës po planifikon të bëjë një vizitë te burimi i Drinit të Bardhë. Aty do të vizitojnë ujëvarën e lumit Drin dhe shpellën. Cila prej tyre është më larg?2 Gjatësia e shtegut të vrapimit të Benit është 4 km, ndërsa shtegu i vrapimit të Blertës është 400 m. Cili prej tyre përshkon shtegun më të gjatë?3 Ermira ka kaluar tri shtigje me biçikletën e saj. Shtegu i parë ishte 230 m i gjatë, i dyti 300 m dhe i treti 450 m. Sa metra gjithsej ka kaluar Ermira me biçikletën e saj?4 Erleta ka matur gjatësinë e tabelës duke përdorur një vizore të gjatë 40 cm. Tabela ishte 8 cm më e shkurtër se 8 herë gjatësia e vizores. Sa ishte gjatësia e tabelës?5 Një litar me gjatësi 80 dm, duhet të pritet në 4 pjesë të barabarta. Sa është gjatësia e secilës pjesë?6 Vizato një vijë të thyer, që përbëhet nga tri segmente me gjatësi: 20 mm, 2 dm dhe 25 cm. Paraqit shumën e gjatësive në milimetra.7 Lisi me trotinetin e tij ka kaluar tri shtigje. Shtegu i parë ishte i gjatë 6 km, i dyti 3 km dhe i treti 23 km. Sa kilometra gjithsej ka kaluar Lisi me trotinetin e tij?3000 mUjëvaraShpella3 km 40 m102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108