Page 124 - Demo
P. 124
Problema me fjalë5 Në katër ditët e para të javës, Beni vrapoi çdo ditë nga 25 minuta, ndërsa në ditën e pestë vrapoi 20 minuta. Sa minuta ka vrapuar Beni gjatë këtyre pesë ditëve?Dita Minuta1 252 253 254 255 20Mbledhim minutat: 25 + 25 + 25 + 25 + 20 = 120, pra janë 120 minuta.6 Blini arriti në teatër në orën 12:25, ndërsa Vesa arriti në 12:40. Cili është më afër orës 12:30?7 Blini dhe Dea dëshironin të përgatitnin një sallatë. Blini filloi me përgatitjen për 10 minuta, më pas vazhdoi Dea edhe për 8 minuta. Sa minuta zgjati përgatitja e sallatës?8 Ora është 3:15. Beni duhet të shkojë në vizitë te mjeku në orën 4:00. Sa kohë ka Beni deri në takimin me mjekun?a. 30 minuta b. 40 minuta c. 45 minuta d. 35 minuta9 Vesa e fillon shkollën në orën 8:00 dhe e përfundon në orën 12:10. Sa kohë qëndron ajo në shkollë?a. 3 orë e 15 minuta b. 4 orë e 10 minutac. 4 orë e 20 minuta d. 4 orë e 15 minuta10 Aeroplani me të cilin udhëtoi Iliri, mbërriti para tri orësh. Tani ora është 10:15. Në çfarë ore ka mbërritur aeroplani?a. 7:15 b. 8:15 c. 9:15 d. 6:15122

