Page 164 - Demo
P. 164
12.8 KLASIFIKIMI I TREKËNDËSHAVE1a) Ngjyros me ngjyrë të kuqe të gjithë trekëndëshat kënddrejtë.b) Ngjyros me ngjyrë të kaltër të gjithë trekëndëshat barabrinjës.c) Ngjyros me ngjyrë të verdhë të gjithë trekëndëshat barakrahës.d) Ngjyros me ngjyrë të gjelbër të gjithë trekëndëshat brinjëndryshëm.Si mund t’i përshkruajmë këta trekëndësha?Të gjitha brinjët e trekëndëshit A janëtë barabarta. Prandaj, trekëndëshi A është barabrinjës.Trekëndëshi C i ka të gjitha brinjët me gjatësi të ndryshme, prandaj quhet trekëndësh brinjëndryshëm.Të gjitha këndet e trekëndëshit barabrinjës janë të barabarta.Trekëndëshi B ka një kënd të drejtë, prandaj quhet trekëndësh kënddrejtë.Të gjitha këndet e trekëndëshit C janë të ndryshme.Trekëndëshi D ka dy brinjë të barabarta, prandaj quhet trekëndësh barakrahës.Trekëndëshi barakrahës ka dy kënde të barabarta.Sot mësova:klasifikimin e trekëndëshave.ABC D162

