Page 183 - Demo
P. 183


                                    12.14 PERIMETRI I FIGURAVE GJEOMETRIKEArta dhe Bashkimi duan të ndërtojnë një rrethojë për kopshtin e perimeve të shkollës, për të mbajtur lepujt jashtë kopshtit. Ata vizatojnë planin si në figurë. Arta, unë mendoj që nevojiten më shumë se 32 m rrethojë. Forma e kopshtit përshtatet në një drejtkëndësh 9 m me 7 m. Nëse i mbledhim gjatësitë e brinjëve të drejtkëndëshit, kjo do të na tregojë se sa rrethojë na duhet. Pra, na duhen 7 + 7 + 9 + 9 = 32 m rrethojë.Për të gjetur sa metra rrethojë u nevojiten Artës dhe Bashkimit për të rrethuar kopshtin, duhet të llogaritur perimetri i tij.Perimetri është gjatësia e të gjitha brinjëve të figurës.Në figurë nuk janë të dhëna të gjitha gjatësitë, prandaj të tjerat duhet t’i gjejmë.Sa metër gjatësi të rrethojës duhet të ndërtojnë Arta dhe Bashkimi?9 m7 m3 m 3 m1 m1 m9 m1 m1 m7 m3 m 3 m181
                                
   177   178   179   180   181   182   183   184   185   186   187